I Çmenduri në kulmin e marrëzisë: “2018-ta vit suksesi, shqiptarët jetojnë më mirë. Erjon Braçes i merrni të keqen”

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në konferencën e fundit të këtij viti për të folur për ngjarjet kryesore dhe zhvillimet në vend. Shefi i qeverisë e ka nisur me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje.
Në një kohë që qytetarët shqiptarë po gërmojnë të gjitha mundësitë e mbetura për tu larguar nga vendi, Edi Rama nuk ka ngurruar që të flasë për rritje ekonomike, hapje vendesh pune, ekonomi konkuruese me vendet e tjera etj.
“Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash”, tha Rama.
Pyetjes se pse nuk dëgjoi zërat publikë për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit të tij, si profile politike në vend të atyre “teknikëve” Rama u shpreh se “tradita” e emërimit në poste kyçe ka funksionuar dhe ka rezultuar në një sukses duke e cilësuar si histori suksesi dhe rrugëtimin e tij në politikë që nga koha kur ish-kryeministri Nano e ftoi nga Franca t’i bashkëngjitej kabinetit të tij si ministër Kulture.
“Partia socialiste është shumë më shumë se sa anëtarësia e saj, i jep mundësinë e përfaqësimit sa më të mirë të interesave të vendit.
Unë vetë jam i frut i kësaj mënyrë të qënit të kësaj PS dhe këtij raporti të PS me gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që ndjehet pranë saj. Më kujtohet kur jam bërë ministër kulture nuk isha anëtar i PS, i thënë “i marrë nga rruga”. Kjo është traditë pozitive“.

Ambrozia tërbon sërish Ramën!
Kryeministri Rama ka pranuar dështimin e realizimit të premtimit të tij për përfundimin e rrugës Tiranë – Elbasan.
I pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta nëse qeveria e tij do të mund ta përundonte rrugën në datën e premtuar, pra mesnatën e sotme, Edi Rama i prerë në fytyrë ka thënë se kjo pyetje është retorike, që do të thotë se rruga nuk mund të përfundojë në datën e premtuar.
Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, Edi Rama ka premtuar disa herë se kilometrat e mbetura të kësaj rruge do të mbyllen shprejt.
Dhjetra miliona euro janë hedhur sërish në segmente të caktuara të kësaj rruge, por ajo nuk ka përfunduar ende.
Nga ana tjetër, shumë zyrtarë të qeverisjes, përfshirë ish-ministrin Gjiknuri, janë akuzuar nga për përfitime të paligjshshme dhe afera korruptive që lidhen me këtë rrugë.

“Erjon Braçes i merrni të keqen”
Pyetjes se si do të “bashkëjetojë” me Erjon Braçen në pozicionin e zv.kryeministrit kur ky i fundit kundërshtoi një pjesë të rëndësishme të projektbuxhetit 2019, sidomos paketën fiskale Rama e komentoi: Si një bashkëpunim mes debateve që do të sjellin një qeverisje të mirë.
Kryeministri nuk dha një përgjigje të saktë mbi pyetjen se si mund të sheshohen kundërshti kaq të thella mbi mënyrën e qeverisjes mes 2 kokave të qeverisë së re.
Rama e mbylli përgjigjen e tij duke “mbrojtur” Braçen pas sulmeve të fundit në rrjet ndaj tij
“Erjon Braçes i merrni të keqen kush e ironizon se për këtë ai rron 2000 vjeç, se 1000 vjet rroj unë”.
Po kështu pyetjes së gazetares se 2018-a është cilësuar si viti i protestave dhe pas një vale zemërimi qytetare që konkludoi me ndryshime rrënjësore në qeveri, a ndjehet kryeministri Rama i dështuar ai e komentoi situatën si një zhvillim pozitiv në jetën shoqërore dhe politike në Shqipëri.
“Ju keni pamundësinë të ambientoheni me idenë që protestat janë pjesë e natyrshme dhe e mirëpritur në një shoqëri demokratike, ju jeni në një vend ku protestat janë ekskluzivitet politik”.Gjithashtu Rama ka këmbëngulur të theksojë se ish-ministri i energjisë dhe infrastrukturës Gjiknuri nuk është shkarkuar, por thjesht është zëvendësuar për shkak të nevojave të bëra publike.

Ambrozia

Artikulli paraprak2018-ta, viti i varfërisë dhe dështimeve të qeverisë!
Artikulli tjetër“Qeveria barkplot qesh e tallet me popullin barkbosh”!