I Çmenduri para se të ikë, projekt sekret me Veliajn për të ndërtuar kulla tek Liqeni

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po betonizojnë Liqenin Arrtificial duke ndërtuar disa kulla për pastrimin e parave.

Gjatë prezantimit të kampusit të ri të universitetit të arteve, i cili pa surpirzë është konceptuar nga arkitekti i preferuar Mario Kazamonti, janë shpërndarë edhe disa pamje rreth e qark sheshit Nënë Tereza ku bien në sy ndërtime të çuditshme.

Volumet e ish hotel Sheraton kanë ndryshuar. Po ashtu pas tij kanë mbirë edhe disa kulla. Dhe më skandalozja, brenda në park, pas godinës së Universitetit, shfaqet papritmas edhe një godinë tjetër.

A janë këto projekete e reja të dyshes kryeministri bashki ende të panjohura për publikun?

Për këtë krim mjedisor me përmasa katastrofike ka reaguar edhe gazetari Dritan Laçi, i cili shkruan në një postim në Facebook se, i çmenduri para se të ikë po kërkon të lerë firmën e tij në këtë qytet që e betonizoi së gjalli, dhe këtë po e bën me ndihmën e një tjetër E-je qëe është Erion Veliaj.

Postimi i Dritan Laçit

Çmenduria e Radhes
Edi Rama po kerkon te prishe godinen italiane te Universitetit te Arteve te projektuar nga Gherardio Bosio ne sheshin Nene Tereza.

Ne vend te godines ekzistuese Rama do te ndertoje nje godine ne formen e harkut por qe ne fakt fsheh endrren e tij per te qene ai Imperatori qe do te kujtojne shqiptare.

Pasi siç shikohet ne manekinin e prezantuar sot nga Lali Eri, ne mes harkut do te vazhdoje nje godine tjeter qe e pare nga lart do te kete formen e germes E.

Pra i çmenduri para se te ike po kerkon te lere firmen e tij ne kete qytet qe e betonizoi se gjalli, dhe kete po e ben me ndihmen e nje tjeter E-je qe eshte Erion Veliaj i cili po shpreson qe Rama te ike para se ai ta mbylle kete pune dhe E-ja t’i mbetet atij……

 

Exit mobile version