I çmenduri po çmend vendin

Tirana në 24 orët e fundit nuk i ngjan një qyteti normal. Njeriu me kartelë luan me nervat e qytetarëve të këtij vendi deri në ekstrem. Bëhet fjalë për të çmendurin në krye të qeverisë, që po çmend të gjithë vendin.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Tirana është kthyer në një vend ku mbretëron kaosi, anarkia dhe abuzivizmi. Qytetarët ngrihen në mëngjes për të shkuar në drejtimet e tyre dhe paprimtas të gjithë e gjejnë veten të bllokuar në trafik. Pa asnjë paralajmërim, i çmenduri në krye të qeverisë ka urdhëruar nisjen e punimeve për shkatërrimin e Sheshit “Skënderbej”. Fadromat kanë nisur nga punët për të na kthyer atje ku ishim 6 vite më parë në një shesh që do të bëhet gërmadhë dhe pa asnjë alternativë për qarkullimin e mijëra automjeteve. Kjo nuk do të zgjasë për një vit sikurse thotë bedeli i kreut të qeverisë në Bashkinë e Tiranës. Ky kaos do të jetë i përhershëm, pasi në sheh nuk do të lejohen kurrë më që të kalojnë automjetet. Bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë konsultim me qytetarët për këtë bllokim të kësaj arterie kryesore të kryeqytetit. Nuk ka asnjë studim nëse infrastruktura ekzistuese mund të përballë lëvizjen e automjeteve. Asnjë prej këtyre nuk ka ndodhur. Një provokim me nervat e lodhura të qytetarëve të këtij kryeqyteti. Sheshi deri 48 orë më parë ishte i lirë. Nga një ëndërr e keqe e Ramës sheshi nuk është më dhe kalvari i mundshëm i kaosit në trafik do të vazhdojë përgjatë gjithë viteve të tjera.
Po në këto 24 orë, kaosi vijon me përjashtimin e maturantëve nga e drejta e shkollimit në Universitete publike. Një skemë e studiuar e Ramës për t’i privuar maturantët nga shkollimi falas dhe për t’i adresuar tek klientela e tij në universitete private. Rregullat e pranimit në universitete janë ndryshuar në momentin e fundit. Kjo i ka gjetur të papërgatitur studentët, të cilët tani janë në një udhëkryq, të vetmuar dhe pa mbështetje. Studentë që kanë në dëftesat e tyre mesatare deri në 9.8 mbeten jashtë sistemit dhe nuk kanë të drejtë të shkollohen në universitetet publike, sepse kreu i qeverisë i sheh ata si pjesë të klientelës në shkollat private me të cilat ndan paratë.
Bëhet fjalë për 25 mijë maturantë. Skema është e tillë që e bënë të pamundur sistemimin e tyre në Universitetet publike dhe është në ortakëri të pastër me bizneset e universiteteve.
Ndërkohë që kaosi nga rruga dhe maturantët ka kaluar edhe tek radhët për të siguruar tekstet shkollore. Një qeverisje e paaftë që mund të prodhojë vetëm anarki si kjo e Ramës ka sjellë edhe mundimin e radhës për mijëra e mijëra qytetarë, të cilët për të siguruar një pjesë të teksteve shkollore duhet të shtyhen dhe të qëndrojnë në radhë për të tëra, sepse i çmenduri në krye të qeverisë është i vendosur për t’i bërë të gjithë qytetarët e këtij vendi si vetja.
E fundit nga këto çmenuri të kryeministrit me kartelë gjatë vetëm 24 orëve të fundit ishte shkresa e çuditshme e tatimeve ndaj bizneseve. Tatimet kërcënonin dje bizneset, duke i kërkuar llogari se përse ata nuk bëjnë xhiro. Të bësh koment për këtë çmenduri të radhës të një qeverie që drejtohet nga një Kryeministër me kartelë është e tepërt.

Exit mobile version