I dashuruar pas Milanit, Ancelotti ka një dëshirë: Shpresoj të takohemi në finale

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, shijon këtë kualifikim përballë Chelsea-t, ndërsa nuk nguron as të shpesh dëshirat: “Ishte një ndeshje ku vuajtëm, por e prisnim. Chelsea nuk është një skuadër e lehtë për tu përballur. Në total, zhvilluam dy ndeshje me nivel të lartë, është një rezultat i merituar, për këtë jemi të lumtur.

Milan? Ky është një rrugëtim i madh, por më duhet t’i bëj komplimentet edhe Napolit që ka bërë një sezon fantastik, ata do fitojnë Serie A, e meritojnë. Ideale do të ishte nëse me Milanin do të përballeshim në finale, por ka ende shumë rrugë deri aty. Historia në këto kompeticione ka shumë rëndësi, jo më kot Reali dhe Milan janë dy ekipet që kanë fituar më shumë në Champions”, u shpreh Ancelotti për faqen zyrtare të UEFA-s.

Exit mobile version