I dha fitoren Milanit, Reijnders: Gol i bukur, e dija që Fofana do më pasonte

Me golin kundër Veronës, Reijnders (4 në 15 paraqitje në këtë Serie A) barazoi rekordin e tij sezonal të shënuar në 10 turnetë e mëdha ndërkombëtare (katër edhe në 2021/22, por në 33 ndeshje me fanellën e AZ Alkmarit).

 

Holandezi konfirmon rritjen e tij me paraqitje, por edhe me gola të rëndësishëm si ai i djeshmi që nxori Milanin dhe Fonsekën nga një situatë shumë afër kritike.

“Shumë e rëndësishme kjo fitore, aq më tepër që në ndeshjen e fundit barazuam. Me Veronën morëm tri pikët, por ishte një sfidë tejet e vështirë. Fofana e ka treguar cilësinë e tij disa herë këtë sezon, e di që i ka në repertor ato lloj pasimesh. Mendova thjesht se duhej të finalizoja”, tha holandezi.

Artikulli paraprakNjë agjent i shtetit shqiptar në delegacionin e kryesuar nga Fan Noli në Bashkimin Sovjetik
Artikulli tjetërAnaliza/ Rrëzimi i Assad, fundi i një epoke! Ekuilibrat e reja në Lindjen e Mesme