Futbollisti Jack Grealish ka reaguar pasi i grabitën brenda banesës së tij bizhuteri dhe orë me vlerë 1 mln paund, teksa e ka konsideruar një përvojë traumatike.
Hajdutët hynë në rezidencën e mesfushorit të Anglisë dhe Manchester City-t në Cheshire gjatë ndeshjes së klubit të tij në Premier League në Everton të mërkurën.
Anëtarët e familjes së Grealish dhe e fejuara e tij, Sasha Atwood, po ndiqnin ndeshjen televizive në pronë kur dëgjuan zhurma.
Në shtëpi ra alarmi dhe disa oficerë si edhe një qen policie u dërguan në pronën afër Knutsford, por nuk u kap asnjë person.
Raportohet se grabitësit i morën bizhuteri dhe orë me vlerë 1 milion paund.
“Nuk mund të filloj të shpjegoj se sa i shkatërruar jam për grabitjen që ndodhi në shtëpinë time disa ditë më parë. Familja ime është e gjithë bota për mua dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se garantimi i sigurisë së tyre. Kjo ka qenë një përvojë traumatike për të gjithë ne, jam shumë mirënjohës që askush nuk u lëndua”, shkruan Grealish në një postim në Instagram.
“Kam pasur kaq shumë përvoja dhe arritje të mrekullueshme gjatë 12 muajve të fundit, por të jem i sinqertë, viti më i mirë i jetës sime në futboll tani nuk është diçka që mund ta festoj.
Njerëzit që kryejnë këto krime të tmerrshme nuk e kanë idenë për dëmin që ato shkaktojnë në jetët e njerëzve. Shpresoj që ata të gjenden dhe të sillen dalin drejtësisë, kështu që asnjë familje tjetër të mos kalojë atë që kaluam ne”, shkruan ai.