I jepet sot lamtumira e fundit Gerti Bogdanit, nisin homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së

Kanë nisur homazhet në Kuvend në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).

 

Në Parlamentin e Shqipërisë ka mbërritur arkmorti me trupin e pajetë të ish-deputetit demokrat.

Ndërkohë kolegët e tij, politikanë nga të dyja kahet politike, miq dhe familjarë po i japin lamtumirën e fundit.

Homazhet në Kuvend në nder të tij nisën në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.

Më pas, Gerti Bogdani do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.

Exit mobile version