I ka mbarur mandati prej vitit 2014, nesër vendimi

Nesër KLGJ në orën 12:00 do të mblidhet online për të shqyrtuar mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shkas u bë një letër e Presidentit Meta drejtuar këtij institucioni dhe KLGJ-së për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar.

Më tej Dvoranit iu pranua kërkesa për shtyrje të afatit të paraqitjes së argumentave të cilat do t’i japë me të gjitha gjasat nesër apo para përfundimit të afatit.

Artikulli paraprakLajmi i mirë/ Për herë të parë një vaksinë anti-Covid funksionon në qelizat njerëzore
Artikulli tjetërPolicia e kthyer në bandë rrugeçërish ndaj qytetarëve