Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik gjatë vitit 2023.
Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri është shprehur se në Komisionin e Prokurimit Publik janë 886 ankesa të paraqitura në vitin 2023.
Myzyri tha se janë paraqitur 351 ankesa në lidhje me kriteret e kualifikimit dhe 504 ankesa për vlerësimet përfundimtare.
“Vetëm në ankesat për vlerësimin përfundimtar, i kemi kursyer buxhetit të shtetit 3.4 milionë euro si diferencë e ofertës së kualifikuar nga ana e autoritetit kontraktor dhe ofertës së ankimuar nga ana e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procesin e prokurimit publik”, tha ndër të tjera Myzyri.
“Do të doja të ndalesha në dy momente të rëndësishme, në rolin Komisionit të Prokurimit Publik dhe sistemin e Prokurimit Publik në tërësi. Komisioni i Prokurimit Publik ai është i paraparë nga ligji dhe nga direktiva si një institucion i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të ligjshëm të operatorëve ekonomik kundër vendimmarrjes së autoriteteve ose enteve kontraktore. Për analogji, është t’i kërkosh gjykatës pse ka kërkesë padi.
Ajo që unë di të them, se në 4 vitet e fundit, Komisionin i prokurimit publik ka kaluar në një transformim rrënjësor në tre drejtime. Ne jemi të ndërgjegjshëm në problematikat në sistemin e prokurimit publik, për këtë arsye ne nuk mund të themi që nuk kemi patur ankesa. Janë 886 ankesa të paraqitura në vitin 2023. Dhe nëse shkojmë te ankesat në lidhje me kriteret e kualifikimit janë paraqitur 351 ankesa ose 40.5% e totalit të ankesave. Në këtë rast, komisioni ka vendoru pranin e 60.7% të këtyre ankesave dhe ka vendosur të mos pranojë 15.1% të ankesave.
Për vlerësimet përfundimtare, janë paraqitur 504 ankesa ose 59.4% e totalit të ankesave. Komisioni ka vendosur të pranojë 43.6% të ankesave dhe ka vendosur të mos pranojë 31.1% të ankesave.
Vetëm në ankesat për vlerësimin përfundimtar, i kemi kursyer buxhetit të shtetit 3.4 milionë euro si diferencë e ofertës së kualifikuar nga ana e autoritetit kontraktor dhe ofertës së ankimuar nga ana e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procesin e prokurimit publik.
Aksesueshmëria në vendimmarrje është rritur ndjeshëm fale digjitalizimit dhe rritjes së besimit e transparencës”, tha kryetari i Komisionit për Prokurimit Publik.