I mori 10 mijë euro pronarit të një lokali duke e shantazhuar, GJKKO merr vendim për shefin e anti-drogës në Durrës

GJKKO ka lënë në burg shefin e anti-drogës në Durrës, Gazmir Preçi, i cili i mori 10 mijë euro pronarit të një lokali duke e shantazhuar.

 

Arrestimi i Preçit u bë pas denoncimit të pronarit të lokalit “Night”, një klub nate te Ura e Dajlanit.

Sipas denoncimit të tij, shefi i Antidrogës e kërcënonte se do i mbyllte biznesin me pretendimin se kishte të punësuar disa persona të pasiguruar, çka nuk është në kompetencën e tij për ta kontrolluar.

Shuma prej 10 mijë eurosh u mor në një takim nën vëzhgimin e hetuesve mes pronarit të lokalit dhe Gazmir Preçit në një lagje të Tiranës, i cili ra në grackën e kolegëve sapo mori një pjesë të parave. Kryekomisari akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Në një reagim ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se operacioni ishte mesazhi është i qartë për policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve. Ata do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor!

Artikulli paraprakBasha përkujton Masakrën e Qafës së Valmirit: Dëshmoi për 75 vjet për këtë aparteid dhe njollë e shtetit shqiptar. Detyra e Demokratëve Euroatlantikë ta shlyejmë këtë turp për politikën shqiptare
Artikulli tjetërSheikët kërkojnë të “shpëtojnë” Muçin, ja prapaskenat me ofertat për sulmuesin