I moshuari flet mbi ngjarjen te Unaza e Re: E kisha me leje shtëpinë! Dola t’ju tregoj letrat, mbi 50 policë…

Një nga banorët e zonës së Astirit, Astrit Billa, të cilit i është shembur shtëpia, në një intervistë për Fax News ka treguar momentin dramatik kur policia ka zbarkuar në banesën e tij për t’ja shembur.

Billa shprehet se ishin rreth 50 policë dhe nuk i lajmëruan, farë. Sipas tij ai doli për ti treguar letrat, por policia zbarkoi në banesën e tij duke e shembur.

“E kisha me leje shtëpinë. Unë isha në ballkon. Policia e bllokoi rrugën këtu. Kur dëgjova për projketin dhe rrugën, i thashë projektin e ka tek pema, shtëpia është e legalizuar. Unë parimisht, sa erdha dola jashtë portës së shtëpisë, mbi 50 policë u futën brenda.

U paraqita letrat për lejen e ndërtimit, në kohën e Sali Kelmendit ne vitin 1993. E kam marrë 1 milionë e 500 mijë lekë lejen e ndërtimit. I kam letrat. Mora letrat dhe ua shpjegova, i tregova letrën e tokës të noterizuar.

Ato mu futën brenda në momentin që nxorra letra. Dhe më thanë duhet të shembet. Nuk jemi më rrugë të madhe se kemi shokë e njerëz. Nuk me kanë njoftuar se do të prishet shtëpia. Nuk na kanë lënë kohë as të largojmë materialet.

Në moment u mbush me fadroma me polici, u grumbulluan me qindra policë. Nuk kisha më alternativë dhe reaguam me qetësi se çfarë do bëja isha i pambrojtur, fëmijët ishin strukur në një qoshe. Kaq ishte! Fëmijët u grumbulluan pasi ka ikur policia.

Personat që kanë insistuar për ta marrë, duhet tja vejnë gishtin mirë, se i kam të gjitha lejet. Këtu kush nuk guxon me hi në këtë vend, pa fjalë timen se do të marrë krej përgjegjësinë.

Unë do të rrij jashtë. Askush në më ka thënë se ku do të rri. Më kanë zënë poshtë orenditë. Kjo pronë është e notrerizume me dokumenta shteti”, u shpreh Billa.

banori 1

 

Exit mobile version