“I rafshin zorrët në tokë”, shkojnë për t’i prishur banesën, e moshuara shpërthen ndaj Ramës  

Disa banorë të fshatit Bubq në Fushë-Krujë kanë dalë sot në protestë, pasi shprehen kundër vendimit të IKMT-së, e cila do të shembë 4 objekte, të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti.

Gjatë aksionit ka pasur përplasje me Policinë, ku ka dhe të shoqëruar, ndërkohë që një nga banoret ka hedhur akuza të forta  në drejtim të qeverisë.

“Kjo është qeveri faqezezë, po çfarë ti bëjmë, qeverisë i rafshin zorrët në tokë, iu shklyfshin. Ça besimi që të kesh te ata, ka 50 vite që fle nëna në atë banesë”, shprehet e moshuara për Fax News.

Familjarët pretendojnë se nuk ka marrë dëmshpërblim për godinën, kurse lidhur me shembjen janë njoftuar me shkrim dhe nuk u është lënë kohë as të nxjerrin sendet me vlerë. Megjithëse banorët kërkuan kohë që ta dërgonin çështjen në gjykatë, INUK nuk ka pritur por ka vijuar aksionin.

Artikulli paraprakAlarmi i BB: Ekonomia shqiptare do të bjerë 8,4%, situata fiskale në përkeqësim
Artikulli tjetërBasha me gazetarët: FMN, të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama