I riu nga bulevardi: Vetëm protesta do sjellë drejtësi, jemi të pashpresë, populli të dalë

Një pjesë e madhe e protestuesve që ndodhen sot në rrugët e Tiranës duke protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha janë të rinj. Një prej tyre tha për gazetaren Dorjana Bezat se do të dalë çdo ditë të protestojë, pasi sipas tij vetëm protesta mund të sjellë drejtësi.

Ai tha se të rinjtë nuk kanë shpresë dhe se Klodiani ishte i pafajshëm.

“Policia duhet të mbrojë jo të vrasë. Duhet drejtësi për vrasjen e Klodianit. Situata duhet të agravojë që të ketë paqe. Nëse ka koka të ulura do ketë vrasje prapë. Protesta do vazhdojë. Unë do dal. Vetëm protesta mund të sjellë drejtësi. Jemi të rinj të pashpresë. Mirë që s’kemi shpresë e mirëqenie, por s’kemi as drejtësi.

Duhet të dalë popullit. Do thyej çdo gjë. ne i kemi paguar, taksat e nënës sime, babait, tim, tuajat. I kemi paguar për të marrë një shpërblim që nuk është i merituar. Policia është për të ofruar siguri jo për të na vrarë. Ishte një vrasje pas shpine, djali nuk ishte i armatosur as me drogë. ishte i pafajshëm. Do dal çdo ditë këtu”, tha ai.

Artikulli paraprakBetejë në çdo shesh dhe rrugë të Tiranës
Artikulli tjetërEdhe vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi në protestë: Mua më mbron mbiemri, po Klodianin?