I rrethuar me forca speciale, Rama ja mbathi në rrugë dytësore drejt Malësisë. Ja si trimërohet në rrjet

Në pritje të kryeministrit, pasi bllokuan për rreth 1 orë rrugën në hyrje të Shkodrës ku dogjën edhe goma, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit duke lejuar qarkullimin e automjeteve, por vetëm pasi mësuan se Edi Rama ashtu si ka bërë dy muajt e fundit, sërish ja ka mbathur nga një rrugë dytësore.

Pas kësaj pasi ka arritur në destinacion fshehtas, Rama është trimëruar dhe ka shkruar në rrjetet sociale se qindra protestuesit që e prisnin për ta ‘përshëndetur’ te ura e ‘Bahçallëkut’ qenkan ca grupe të vogla të mbledhur te kthesa.

 ‘Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë!

Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin ua kanë udhëheqësit e verbër’, shkruan Rama por nuk thotë se përse edhe pse ishte i shoqëruar me forca speciale nuk ja mbajti të kalonte ‘te kthesa’, ku kalojnë të gjithë që shkojnë drejt Shkodrës.

Artikulli paraprakRama nuk shkel në Shkodër! Mijëra protestues barikadë kundër tij
Artikulli tjetërRama nuk hyn në Shkodër, po fshihet në Bajzë