I rrjedhuri nw SHBA: Si e kapi gjyshi im gjyshen?

“Na e trego pak historinë e saksofonit” i tha organizatori i ekspozitës, Edi Ramës, që ishte përgatitur për një rrëfim të sinqertë në Galerinë Marian Goodman në New York. Transmetimi direkt në Facebook nuk e kompleksoi. Si një komedian në pritje të shenjës për të nisur monologun, Edi Rama, la mënjanë statusin e kryeministrit të Shqipërisë, për të nisur historinë e saksofonit” me një anglishte të ngadaltë por të sigurtë.
“Ishim ne liceun artistik dhe një shoku ynë flautist erdhi dhe na tha: “Doni të shikoni një saksofon?” Ishte sikur të thoje: “Do të shkosh ne bordello?” Kur je adoleshent dhe ke vetëm imagjinatë. I thashë: “Sigurisht që dua të shikoj një saksofon”. Shkuam në shtëpinë e tij, ishte një eksperience shume emocionuese, shume erotike. Zemrat tona rrihnin fort. Një prej nesh bënte roje, ndërsa shkuam te rrobat e gjyshes se vdekur… hiq rrobë pas rrobe… ishte zhveshja me e gjatë në jetën time… dhe me pas shfaqet ky trup i pabesueshëm dhe i bukur dhe ta prekje ishte e pabesueshme pasi ishte e ndaluar”.
Hare në sallë. Anekdota e radhës ishte për kanaçet me Coca-Cola nga Kosova. Kryeministri i Shqipërisë nuk pati nevojë për ngacmim në këtë herë.
“Kur im atë shkoi njëherë në Kosove për të dhënë mësim, solli 5 kanaçe “Coca Cola” që I ruajtëm ne frigorifer. Ne ishim 5 pjesëtarë në familje dhe kanaçet nxirreshin një e nga një për secilën prej ditëlindjeve tona. Qëndronte aty ne mes te tavolinës si diçka e pabesueshme dhe ne shijonim “Coca Colën” ngadalë e ngadalë.
Duket se përsëri qëlloi në shenjë me një tjetër ndodhi në kufinjtë e absurdit. Për të mos e lënë me kaq, Rama rrëfeu si u njohën dhe si u martuan gjyshi dhe gjyshja e tij. Dhe si e pagëzuan nipin e tyre katolik dhe ortodoks njëherazi.
“Gjyshja ime ishte katolike dhe shumë besimtare. Gjyshi im ishte ortodoks por i pafe. Besonte vetëm te femrat dhe te makinat. Është histori e gjatë si u martuan. Por e bindi se kishte një makinë shumë të bukur dhe një gramafon. Babai i tij e nisi në Itali për t’u bërë intelektual, por ai mori të gjitha paratë në bankë dhe bleu një makinë. Dhe kur erdhi në Shqipëri u bë shoferi i kryetarit të Bashkisë se kishte një makinë më të mirë se e kryetarit të Bashkisë. Kur kryetari i Bashkisë shkoi tek mbreti, mbreti pa makinën dhe i tha: Sa bën? Ai i tha: Është e shoferit! Atëherë sill shoferin.
Dhe kështu u bë shoferi i mbretit. Dhe takoi gjyshen time që ishte katolike. Por familja e saj nuk do ta lejonte kurrë se ai ishte ortodoks, ndaj bënë një “rrëmbim konsensual”. E mori në makinë nga Shkodra në Durrës. Kur po parkonin ajo tha: Ku jemi këtu? Ai: Në shtëpinë time! Jo, i tha ajo. Në hotel. Duhet të martohemi. Jam katolike.
Atëherë shkuan në hotel dhe më pas në kishë. Në kishë i thanë: Jo nuk mund të martohesh me të. Ai është ortodoks. Ndaj ajo i shkruajti Papës: “Ati im i shenjtë. Jam në hall. Më lejo të martohem me këtë burrë. Ai është ortodoks, por ai nuk beson në asgjë. Të lutem më lejo të martohem dhe betohem se të gjithë fëmijët e mi do jenë katolikë” Dhe gjyshi thoshte “Bëj ç’të duash. Nuk më intereson se çfarë feje do të kenë fëmijët”. Kjo tregon shumë për ne.
Ndaj dhe babai im, xhaxhai im ishin të gjithë katolikë. Por kur linda unë, ai (gjyshi) më çon në një kishë ortodokse dhe më ka pagëzuar. Kur u kthye i tha gjyshes: Ti abuzove me dashurinë time. M’i bëre të gjithë fëmijët katolikë, por unë mora hak. E pagëzova këtë ortodoks!
Por ajo i tha: Më vjen shumë keq për ty, që nuk e paske kuptuar. Ne vërtet jemi minoritet, por jemi më të organizuar. Unë këtë e kam pagëzuar katolik, kur t’i flije gjumë.
Dhe mua Papa më ka thënë: Ti je katolik. Pjesa tjetër është ujë. Kur erdhi në Tiranë, unë e pyeta për djalin tim. Unë jam katolik, gruaja ime, Linda është muslimane. Po ai? Dhe Papa më tha: Edi unë e zgjidha dilemën tënde, atë lëre ta zgjedhë vetë.”

“Lapsi.al”

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërÇmimi i ri i energjisë, investitorët: Pasiguri dhe shteg për korrupsion