Kryeministri Edi Rama ishte sot sëbashku me zv.kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli në Krujë. Ai ka vizituar edhe një kopësht fëmijësh, teksa nuk kanë munguar batutat.
Një prej punonjësve e pyet një prej fëmijëve: A është i bukur Xhaxhi Edi?
Menjëherë ndërhyn Rama duke thënë: Po lëri këto..unë jam si gogol.
I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambientet e shkollës ‘NR.4’ në Krujë.
Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa.
Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.
Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.
Pjesë nga biseda
Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatik
Djali: Është lodër…
Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun
Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër
Rama: Hajde këtu me mua hajde…!
Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.
Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…
Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.
Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…
Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.
Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.
Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…
Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.