I shpëton psikiatërve tek spitali dhe dëgjojeni ç’thotë: Amerika dhe Rusia në luftë për Shqipërinë

Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi.

Spartak Ngjela është në gjendje mjaft të rëndë. Idiotësitë e tij nuk kanë më fund, ndërsa miq të afërt të tij thonë se ai ka qenë I shkalluar edhe më parë, por tani është rënduar edhe më shumë dhe është bërë për në sputalin psikiatrik.

Avokati shumë i njohur dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, i hedh statuset e veta në rrjetet sociale, në orët e vona të natës.
– Kjo vonesë vjen, – shprehet ai, sepse në këtë orë është piku i punës në administratën e lartë amerikane, dhe unë përpara se të shkruaj konsultohem patjetër me ta.

Dhe pikërisht, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, është realizuar prej tij, një nga statuset më të rralla, të të gjitha kohërave.
Avokati i ditur deklaroi, se ka bërë një nga zbulimet më të mëdha të shekullit ku jetojmë. Ai bën me dije për mbarë njerëzimin, se pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan, është Shqipëria.

Kjo deklaratë e avokatit të ndritur, duket se ka zënë në befasi edhe vetë Gjermaninë, që deri dje, të gjitha shërbimet e saj, nuk kishin asnjë të dhënë lidhur me faktin që Shqipëria, është në zemër të konfliktit mes Amerikës dhe Rusisë.

Ky zbulim është kaq i madh, sa ka tronditur tej mase, edhe vetë zëdhënësen e Rilindjes, Elisa Spiropalin, e cila ka lajmëruar menjëherë lart dhe ka pyetur, nëse është bërë me dije i gjati, për këto fakte kaq tronditëse.

Por shqetësimi i Spiropalit nuk ka vazhduar gjatë, sepse Endri Fuga, i ka shpjeguar se ky muaj, domethënë prilli, është muaji kur avokati fluturon shumë lart.

Në statusin e vet, avokati i ditur, deklaron njëkohësisht, se ngritja e të gjithë shqiptarizmit, si frymë në Ballkanin Perëndimor, është interes i madh i politikës amerikane dhe asaj gjermane. Pohimet dhe sidomos zbulimi i avokatit të ndritur në këtë status, kanë lënë pa gojë të madh e të vogël.

Për t’u qartësuar edhe më tej, lexoni patjetër pjesën e tretë të statusit të avokatit të ndritur:
Ill.
Gjithsesi, tani që Parlamenti është i plotë, dhe opozita antireformë nuk është më në Parlament, politika amerikane dhe ajo gjermane e kanë të gjithë Parlamentin nën kontroll dhe prandaj kuptohet se Reforma në Drejtësi tani e më tej nuk mund të ketë më asnjë lloj smbrapsjeje dhe prandaj do ta vijojë strukturimin e saj juridik me shpejtësi.

Shqiptarët po presin me ethe pritëse reformën e premtuar nga Uashingtoni, ndërsa po kuptohet që Uashingtoni, krahas me vënien në vijë të vetë zhvillimit përfundimtar të Reformës në Drejtësi, ka filluar me rritme të shpejta edhe riarmatosjen moderne të ushtrisë shqiptare.

Të dy këta aspekte janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kanë një pikësynim kryesor: ngritjen e Shqipërisë dhe të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor deri në një faktor të rëndësishëm ndërkombëtar.

Kjo ngritje ecën me forcë në një aspekt politik dhe ushtarak njëherësh, gjithë po në funksion të konfliktit me Moskën dhe më Beogradin. Sepse kjo do të jetë politika e njëzet vjetëve të ardhshëm.

Është kjo arsyeja që sot pika më e nxehtë e konfliktit ruso-amerikan është Shqipëria, por çështja shqiptare ka fituar.
“Targeti rus për Shqipërinë, është shumë i vështirë”, tha me plot sarkazëm Zv/ndihmë Sekretar Shtetit amerikan, Palmer, para disa ditësh në Tiranë. Dhe kjo është e vërteta.

Exit mobile version