I TMERRUAR NGA SPAK-u/ Erion Veliaj, asnjë fjalë për 5 orët në Prokurori dhe ia fut vrapit nga mbledhja

Erion Veliaj kyç gojën përballë këshilltarëve bashkiakë lidhur me marrjen në pyetje nga SPAK dhe pasurinë e tij.

Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe diskutimeve mbi buxhetin e investimet në kryeqytet, në mbyllje të fjalës Erion Veliaj u ndal edhe te zhvillimet e fundit dhe paraqitjen e tij në SPAK ku dëshmoi për mbi 5 orë.

Ai u shpreh se është denoncuar nga një emër anonim, që sipas tij nuk ekziston, ndërsa shtoi se ka qenë i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave, Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur. E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve. Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha ai.

Por përtej deklaratave para SPAK ku tha se do të sqarojë atë që ndodhi në SPAK dhe hetimet për pasurinë e tij, Veliaj bëri atë që bën gjithmonë: genjeu duke i qëndruar makinacioneve të tij.

Artikulli paraprakBujqësia në kolaps total, prodhimi ra në 15 nga 17 tremujorët e fundit
Artikulli tjetërDOKUMENTI/ Gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të KURUM që në vitin 2018!