Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të bashkisë Durrës ku ndodhej edhe arkiva e Tatim-Taksave.
Zjarri i cili ka rënë në ambjentet e zyrave të këtij kati është pikasur nga roja e godinës dhe kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Pas njoftimit, menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset.
Paraprakisht thuhet se zjarri ka rënë në pjesën e arshivës, por kjo ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të bashkisë.
Ende nuk dihen dëmet e shkaktuara nga zjarri apo edhe motivi, edhe pse paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Zjarrfikësit futen në godinën e bashkisë Durrës për të shuar flakët në zyrat e katit të parë, tek Tatim Taksat.
Rreth e përqark bashkisë ka prani të shtuar të policisë, policisë bashkiake dhe efektivëve të zjarrfikëses.
Përpjekje e dëshpëruar e Dakos për të mbuluar gjurmët
Burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se, arsyeja e zjarrit në bashkinë e Durrësit ka patur një qëllim, djegien e dokumenteve që mund të nxjerrin zbuluar kreun e bashkisë në largim, Vangjush Dako.
Dako, i cili ka drejtuar Durrësit për tre mandate, nuk u rikandidua nga Edi Rama për votimet e 30 qershorit dhe pa mandatin e kryebashkiakut ai kërkon të mbrohet duke asgjesuar provat që mund të kenë mbetur në godinën që qeverisi për 12 vjet.
I zbuluar edhe në përgjimet e “Bild” lidhur me dosjen e famshme “339”, Dako ka qenë jo pak herë nën akuza të forta për korrupsion, shpërdorim detyre, blerje votash dhe lidhje me botën e krimit të organizuar.
Por a mund ti shpëtojë ai drejtësisë duke djegur dokumentet që gjenden në Bashkinë e Durrësit? Të presim e të shohim…