I vihet zjarri magazinës ku ruhen materialet zgjedhore te “Rezervat e Shtetit”

Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në godinën e “Rezervave të Shtetit” në Lundër. Sipas burimeve për mediat, dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm.

Flakët kanë përfshirë magazinën nr.3 e cila ndodhet pranë magazinës ku ruhen materialet zgjedhore dhe deri më tani raportohet nga policia se janë djegur vetëm tavolina dhe karrige dhe jo dokumente.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e saj si dhe shuarjen e flakëve.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

Exit mobile version