I vihet zjarri makinës ‘Range Rover’ të kryebashkiakut të Vlorës

I vihet zjarri makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë.

Policia bëri të ditur se, ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm, ku shenjestër ka qenë makina tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë, që përdorej nga Leli. Sipas burimeve, policia po heton disa pista, ku një prej tyre është ajo në lidhje me detyrën e Lelit, por jo vetëm.

Policia pritet të marrë dëshminë e kryebashkiakut por edhe të pronarit të mjetit tjetër, që është djegur i cili ka qenë i parkuar ngjitur makinës së kryebashkiakut.

vlor

Artikulli paraprakTerror dhe arrestime ndaj protestuesve të Unazës së Re, banorët nisen drejt Drejtorisë së Policisë
Artikulli tjetërHyri me kallash në banesën e ish të dashurës, dinamika e krimit në Kavajë