Zjarr në Piramidën e diktatorit!

Piramida e diktatorit Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët e një zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës.

Paraprakisht raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Ndërkohë që në vendngjarje janë policia dhe forcat zjarrëfikëse. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Haradinajt ndaj Ramës: Akuzat kundër Bashës për kasetën, pallavra!
Artikulli tjetërHisteri publike kundër Bashës!