Ia kishte lënë në përdorim Jorgo Goros, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Gentjan Sula për heqjen e sekuestros së apartamentit

 

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit, Gentian Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti që iu sekuestrua si pronë e ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

 

Prona është një apartament që i ishte lënë në përdorim ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Për Jorgo Goron prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burg dhe akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Kujtojmë që Sulës ju sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj.

Exit mobile version