Revolta popullore në Shkodër e ka detyruar kryeministrin Rama të anulojë vizitën e paralajmëruar. Mijëra shkodranë u hodhën në protestë, ndërsa një qytetar shkodran ishte përgatitur të presë kryeministrin Edi Rama me patate e vezë të cilat thotë se do, “ia rrasë në lule të ballit”.
Kryeministri në fakt e ka anulluar vizitën në Shkodër por i riu mesa duket nuk është ende në dijeni dhe vazhdon e pret.
Videoja është publikuar nga deputeti i PD Bardh Spahia i cili së bashku me një grup protestuesish të tjerë, gjithashtu është në pritje të Ramës me vezë e papate.
Por mesa duket, gjithë organizimi do t’u shkojë kot…
Deputeti demokrat Bardh Spahia i është bashkuar të rinjve, të cilët të gjithë bashkë i kanë përcjellë një mesazh kryeministrit.
“Me të rnjtë e të rejat e Shkodërs të cilët tremben kryeministrin. I bëjmë thirrje të vijë të përballet me qytetarët dhe të mos trembet”, shprehet ndër të tjera Spahia.