Zlatan Ibrahimoviç dëshiron të mbetet pjesë e Manchester United. Sipas mediave britanike, sulmuesi do ta refuzojë ofertën e amerikanëve të Los Angeles Galaxy, pasi kërkon të triumfojë në Premier League. Vetëm pak ditë më parë, trajneri Mourinho e la të hapur derën për rikthimin e suedezit, që po rikuperohet nga dëmtimi në gju.
Pas largimit të Diego Costas, Antonio Conte ka gjetur golashënuesin e ri të ekipit. Trajneri i Chelsea kërkon Sergio Aguero nga Manchester City, duke e kthyer sulmuesin në prioritetin e merkatos. Blutë kanë marrë edhe miratimin e “citizens” dhe Pep Guardiolës, që të nisin bisedimet me argjentinasin.
Pas afrimeve të Kolasinaç dhe Alexandre Lacazette, Arsenali synon një tjetër afrim të madh. “Topçinjtë” janë gati të ofrojnë mbi 51 milionë euro për Virgil van Dijk. Shifra do të shërbente të thyente konkurrencën e Liverpool, për mbrojtësin holandez të Southampton.
Tottenham praktikisht ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Juan Foyth nga Estudiantes. “Spurs” fituan garën me Romën për mbrojtësin argjentinas dhe synojnë që brenda kësaj jave të zyrtarizojnë marrëveshjen, me vlerë afro 9 milionë euro.