Ibra nuk pranon lëmoshë: Nuk rinovoj me United!

Befason Zllatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez, i dëmtuar rëndë në gju në takimin e kthimit me Anderlehtin në gjysmëfinale të Europa Legaues, nuk pranon të rinovojë kontratën me Manchester United, duke i thënë jo ofertës së trajnerit Jose Mourinho. 35-vjeçari, i cili pritet të kthehet në fushë pas të paktën gjashtë muajsh, ka këmbëgulur se nuk është momenti për të diskutuar për kontratën e re, me aktualen që i skadon në muajin qershor. Në fakt, situata është disi e ndërlikuar, sepse propozimi i drejtuesve të “Djajve të Kuq” për zgjatjen e bashkëpunimit edhe një sezon tjetër, i ishte bërë sulmuesit para se të dëmtohej.
Në terma ekonomike, Ibra do të përfitonte rreth 15 milionë euro në sezon, por sipas tij nuk është e drejtë që të paguhej me kaq shumë para, nëse nuk do të luajë. Përgjigja negative e Zlatanit, i jep fund aventurës së tij te Manchester United, por jo karrierës së tij si futbiollist. Deri në fund të 2017-ës, kur Ibahimoviç të jetë gati për t’u kthyer në fushë, mund të ndryshojnë shumë gjëra, por një gjë është e sigurtë: për aq kohë sa do të qendrojë në infermieri, 35-vjeçari nuk preferon të jetë barrë financiare për Manchecter United, që ia kishte bërë ofertën para së të dëmtohej.

Artikulli paraprakHysaj nuk do të largohet kurrë nga Napoli
Artikulli tjetër“Dridhet” Chelsi!