Ibrahimi fut në “përplasje” Kuvendin me KLGJ-në dhe KLP-në

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur thirrjen për zëvendësimin e dy vendeve në dy institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.

Sipas Kuvendit, vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ato të Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, ndërsa vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremajt. Dy anëtarët e KLP dhe KLGJ janë të zgjedhur nga Kuvendi dhe janë me mandat 3 vjeçar.

Kuvendi i ka votuar ata në shkurt të vitit 2018, dhe sipas këtij institucioni, mandati i tyre përfundon në shkurt 2021. Megjithatë, puna e KLGJ e KLP ka filluar zyrtarisht në dhjetor të 2018-ës. Sipas KLGJ e KLP konsiderohet se mandati i tyre tre vjeçar përfundon në dhjetor të 2021-shit.

Për këtë arsye ditën e sotme, të dyja institucionet janë mbledhur për të diskutuar dhe për llogaritjen e afatit dhe përcaktimin se kur mandatatet tre vjeçare të anëtarëve të tyre përfundojnë. KLP ka vendosur fillilim e mandatit në dhjetor 2018, ndërkohë që nga Kuvendi konsiderohet muaji Shkurt.

Mbetet për t’u parë tashmë se cili nga institucionet do të ketë të drejtë në fund të debateve, ndërsa edhe njëherë vakancat në sistemin e drejtësisë, kthehen në një mollë sherri për instancat më të larta shtetërore.

Nëse Kuvendi vijon me vakancat muajin shkurt, atëherë i bie që KLP të mbetet me vetëm shtatë anëtarë pasi aktualisht ka 9, kur duhet të kishte 11. Dy anëtarë janë skualifikuar nga vettingu. Prokurori i Përgjithshëm duhej të kishte mbledhur asamblenë e prokurorëve, por për shkak të pandemisë janë justifikuar të mos mblidhen.

Exit mobile version