Icardi jo tek Reali!

Interi mund të shijojë i vetëm kreun e renditjes së Serisë A, të paktën deri në mbrëmjen e së shtunës, kur do të luajë ndeshjen e madhe kundër Juventusit, e cila do të thotë diçka më shumë për progresin e kampionatit. Pas fitores së të dielës kundër Chievos, Piero Ausilio foli në “Domenica Sportiva”, duke marrë në konsideratë situatën. Këto janë fjalët e tij, kur u pyet për Interin: “Unë jam një realist, si Luciano Spalletti. Mbetemi në mënyrë të vendosur me këmbët në tokë, sepse e dimë që rruga është ende e gjatë dhe ka një konkurrencë të çmendur. Janë 4-5 ekipe që po mbajnë një ritëm të furishëm, por duam të qëndrojmë atje”, tha ai.
Drejtori sportiv i Interit, sigurisht flet edhe për merkaton. “Në janar ne nuk jemi duke pritur për të bërë diçka. Ky ekip mund të marrë më të mirën vetëm, duke afruar ndonjë kampion të madh, por në janar nuk ka të tillë në dispozicion. Ne do të vazhdojmë me lojtarët tanë, të cilët janë të fortë dhe e kanë demonstruar këtë”, tha ai.
Një pyetje mbi Mauro Icardi, në mënyrë të veçantë: “Sulmuesi ynë ka një kontratë të gjatë, por ajo që ka rëndësi edhe më shumë është vullneti i tij për të qenë këtu. Unë mendoj se do të qëndrojë me këto ngjyra. Klauzola nuk është një problem për Real Madridin. Perez mund t’i ketë paratë për klauzolën e Icardi, por para së gjithash duhet të bindë Icardin, që të lërë Interin dhe këtë projekt…”
Së fundi, mendja e drejtorit sportiv të zikaltërve është nga ndeshja e radhës kundër Juventusit: “Ne nuk jemi të frikësuar, por kemi respekt të madh për ekipin më të mirë në Itali. Kjo sfidë është e bukur në vetvete, sepse arrin në një kohë të caktuar, duke pasur parasysh renditjen e tanishme. Por ne jemi në dhjetor dhe nuk mund të jetë një ndeshje vendimtare për titullin”.
Paulo Dybala është një nga “fiksimet” e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Real Madrid po kalon një moment shumë të keq në kampionat, me ekipin e Zidane që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në fushën e Athletic Bilbao, në javën e fundit të kampionatit, duke mos arritur të përfitojë nga ndalesa e Barcelona-s, që ka barazuar 2-2 me Celta Vigo në shtëpi.
Problemi kryesor i madrilenëve është reparti i sulmit, me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema që kanë realizuar të dy bashkë katër gola në 10 ndeshje të kampionatit. Një problem ky që është konfirmuar edhe në ndeshjen e luajtur në “San Mames”, ku rastet për gola nuk kanë munguar për miqtë, por golat nuk kanë ardhur. Për këtë arsye, drejtuesit e Real Madrid janë vënë në kërkim të një sulmuesi që do të mund t’i garantonte atyre ato gola, që nuk po i garantojnë francezi dhe portugezi. Një nga objektivat është pikërisht sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, i cili ka realizuar 12 gola në 15 javët e para të kampionatit italian.

Artikulli paraprakAnçeloti refuzon sërish Italinë: Jo kombëtares!
Artikulli tjetërPerisiç: Tani e ka radhën Juventus