Më shumë se mungesa e Bale dhe Benzema në apelin e golave në këtë kampionat, te Real Madridi po shkaktojnë “përmbytje” thashethemet rreth mundësisë së nënshkrimit me sulmues të tjerë. Emri më i fundit që ka dalë në dritë është ai i argjentinasit të Interit, Mauro Icardi. “Unë mund t’ju them sot se Mauro Icardi do të jetë sulmuesi i Real Madridit vitin e ardhshëm, në vend të Benzema”, tha për “Calciomercato.it” ish-lojtari i Milanit, Daniele Massaro. Icardi shënoi një dopietë të dielën e kaluar, duke i dhënë Interit një fitore 2-0 kundër Atalantas, çka e lejoi ekipin zikaltër të arrinte vendin e dytë në ligën italiane, dy pikë prapa liderit, Napoli. Një demonstrim i ri i efektivitetit sulmues të argjentinasit, i cili ka trembëdhjetë gola në trembëdhjetë ndeshje të këtij sezoni në Seria A, i paraprirë vetëm nga Ciro Immobile (Lazio), me 15 gola.
Kryesore
Continue to the categoryPas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”
Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më...