Identifikohet një nga garbitësit e 10 milionë eurove, kush është dhe nga vinte

Në një kohë kur ministri i Brendshëm ka mbledhur krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës, e cila ka në dorë dosjen hetimore sa i përket grabitjes së Rinasit, ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes.

Identiteti i njërit nga personat ende nuk është bërë i ditur, ndërsa A2CNN raporton se ka mësuar identitetin e personit tjetër. Sipas policisë, ai është Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani, shkruan “A2CNN “.

31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para. Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë.

Në grabitjen e 2017-ës, ai dyshohet si një nga personat kyç në grabitjen e Qafë-Kasharit, së bashku me Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Ministri i Brendshëm ka mbledhur krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës, e cila ka në dorë dosjen hetimore sa i përket grabitjes së Rinasit, ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes.

Identiteti i njërit nga personat ende nuk është bërë i ditur, ndërsa identiteti i personit tjetër, sipas policisë, është Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani.

31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para.

Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë.

Kush është Klement Çala, arratisja nga burgu dhe lirimi i dyshimtë Cala

Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani, rapostohet se është identifikuar si një prej grabitësve të një shume të konsiderueshme monetare në Rinas, më 9 Prill. Klement Çala nuk është një emër i panjohur për policinë dhe prokurorinë. Ai aktualisht është në kërkim edhe për grabitjen e ndodhur më 9 shkurt 2017, ku u vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, përkatësisht në Qafë Kashar. Madje, u dënua me  25 vite burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pavarësisht dënimit, Klement Çala nuk u arrit të arrestohej nga policia.

Një ditë më parë, gjatë interpelancës në parlament lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj konfirmoi se banda që ka kryer grabitjen, dyshohet se është përgjegjëse edhe për të tjera grabitje në vend, si dhe ngjarje kriminale jashtë vendit.

E shkuara kriminale

Klementi ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn te Bankës Kombëtare Greke në qendër te qytetit te Larises dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Sipas Prokurorisë, ai ishte pjesë e grupit edhe në grabitjet që ndodhën në Rinas në 2017-ën.

Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.

Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet e paqartë se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Arrestimi në Vlorë më 29 qershor 2015

Klement Çala u arrestua ne Vlore me dt 29 qershor 2015.  Në momentin e arrestimit, Çala ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” me targë, AA 447 KO.  Ai braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policisë,  te cilët kishin rrethuar vendin ku u be ndërhyrja.

Në momentin e kapjes ai iu prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Akuzat

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për:

Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve; grabitje me armë në bashkëpunim; vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare; vjedhje/grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur; tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim; etj.

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “burgim të përjetshëm” për  veprat e mësipërme.

Arratisja nga burgu në Greqi

Me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne nje makine tip VAN, i jane afruar territorit rrethues te burgut dhe, pasi jane diktuar nga policet e sherbimit te burgut, kane dale nga automjeti, duke mbajtur arme dhe bomba dore dhe me perdorimin e tyre kane qelluar kunder policeve dhe gardianeve te jashtem te burgut. Perleshja e armatosur ka zgjatur per rreth 30 minuta.

Gjate shkembimit te zjarrit, disa te burgosur te pavjonit C2 te burgut,  kryesisht me origjine shqiptare midis te cileve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala,  te cilet me pare kishin prere kangjellat e dritares, kane dale ne territorin e brendeshem te burgut, jane ngjitur ne tarrace duke perdorur shkalle te sajuara dhe te pershtatura dhe kane dale nga burgu duke kapercyer edhe rrethimin e jashtem.

Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe te tjere jane larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN. Automjeti me te cilin ata jane larguar, eshte gjetur me pas i djegur ne nje zone bujqesore dhe ka qezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013. Ne ngjarje kane mbetur te plagosur dy prej gardianeve te burgut dhe nje prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plageve me arme zjarri.

Shtetasi Klement Çala nuk është kthyer me ne burgun ku vuante denimin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, eshte nxjerre urdheri i arrestit  nr. 41/2013.

Nga materialet e derguara ka rezultuar se ne Greqi shtetasi Klement Çala ka qene ne ndjekje penale, si i dyshuar per kryerjen e disa vepra penale te parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht; “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 238 e 25 i Kodit Penal, “Vjedhje me dhunë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Exit mobile version