Idrizi sherr me Gramoz Ruçin: Po talleni me çështjen çame

Deputeti i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”. /r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, speaks during a parliamentary session.

Debatet brenda koalicionit qeverisës duket se po marrin të tjera përmasa. Përveç tensioneve mes PS-së dhe LSI-së, një tjetër konflikt duket se është në pritje të shpërthejë, tanimë mes PS-së dhe PDIU-së. “BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një kopje të procesverbalit me dyer të mbyllura të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të datës 26 janar 2017, gjatë së cilës kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi i shpjegon prerë kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi arsyet pse duhet të heqë dorë nga kërkesa për një hetim parlamentar për çështjen çame. Referuar procesverbalit, Ruçi por edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Arta Dade shprehen se ngritja e një komisioni hetimor për çështjen çame nuk mund të ndodhë në prag të zgjedhjeve, duke nënkuptuar kësisoj “pasoja elektorale”. Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka degjenuar deri aty sa Ruçi të ketë akuzuar Idrizin se, “po tallet me çështjen çame”. “Mua më duket që është të tallemi me këtë çështje. Është e pamundur që një çështje kaq madhore siç është kjo, komisioni ta zgjidhë brenda tri muajve, në prag të zgjedhjeve elektorale, për mua. E dyta, për sa i përket objektit është jashtë juridiksionit në vendin tonë dhe është jashtë funksionit tonë”, është shprehur Ruçi. Ndërsa nga ana tjetër kreu i PDIU-së, në replikën e tij ka thënë se “e kuptova që edhe këtu paska njerëz që kanë hall mos iu mërzitet Greqia” dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja.

Exit mobile version