Rreth 600 besimtarë muslimanë të ftuar në Iftarin e mbrëmjes se djeshme në qytetin e Fushë Krujës. Pak para fillimit të Iftarit besimtarët muslimanë nga tërë rrethi i Krujës, madje sofrës së ngrënjes së iftarit janë bashkuar dhe besimtarë nga Kurbini. Vëllezërit Babasi të cilët janë agjerues të rregullt në muajn e madhërueshëm të Ramazanit, rezervuan darkën në njërin nga restorantet në Fushë Krujë, ndërsa do të prisinin të gjithë të ftuarit duke u dhënë dhe urimet për çdo besimtarë agjerues.
Para fillimit të ngrënjes së Iftarit është kryer rituali i faljes, ndërsa të pranishmit i kanë përshendetur Imami i Krujës Erjol Haxhiu, si dhe Imami i Mekës, i cili ka misionin e tij në vendin tonë në sajë të një marveshje me Ministrinë e Çështjeve Fetare në Arabinë Saudite.
Bashkim Babasi në fund do të uronte gjithë besimtarët muslimanë për më shumë harmoni, dhe bashkim në vlerat e njerëzore.
Ahmet ZANI