“Ik, ik, ik”! Studentët përzënë Top Channel nga protesta

Studentët nuk ë kanë përtyrpyr dot teatrin e shëmtuar që u bë në Top Channel, dy ditë më parë, ku Rama dhe FRESSH-istët, kërkuan që tu hedhin hi syve.
Për këtë arsye ata kanë larguar mbrëmjen e sotme nga protesta grupin e xhirimit të Top Channel, media e cila është vënë që prej ditës së parë në shërbim të Ramës dhe Rilindjes.
Prej më shumë se një jave studentët kanë braktisur Universitetet dhe janë ngritur në protestë, kundër ligjit për Arsimin e Lartë.
Ndërkohë që prej tri ditësh ata janë vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, të shoqëruar edhe nga mediat.
Por ajo që u vu re ditën e sotme nga kamera e JOQ është fakti se ata nuk kanë pranuar të japin intervistë për televizionin kombëtar Top Channel.
Me thirrjet “ ik, ik, ik”, operatorja dhe gazetarja e këtij televizioni janë larguar.
Ende nuk dihet arsyesja e reagimit të studentëve përballë Top Channel, por dyshohet se ka lidhje me dialogun që Kryeministri Rama bëri me disa studentë, në studion e “Top Show”.

sss 3

Artikulli paraprakEdhe avokati i Ramës e pranon: Ai do të ikë, nuk ka më asnjë shpresë
Artikulli tjetërPolicia provokon studentët, tensionohet situata te Kryeministria