Një lajm tronditës vjen nga Portugalia, portieri i Porto, Iker Casillas është dërguar me urgjencë në spital.
Casillas ka pësuar një sulm në zemër pas seancës stërvitore të ditës së mërkurë. Ka qenë klubi i Porto që pasdite iu ka komunikuar lajmin medieve në Portugali, pasi spanjolli i është nënshtruar një ndërhyrje për të zhbllokuar arterien e zemrës nga një mpiksje gjaku.
Aktualisht 37-vjeçari është shtuar në një spital në Oporto dhe është nën vëzhgimin e mjekëve.
Sezoni i tij me Porton përfundon këtu, ndoshta edhe karriera e tij.
Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale për të dërguar një mesazh “forcë” tek Iker Casillas, i cili ditën e sotme u dërgua me urgjencë në spital pas një sulmi në zemër.
Nëpërmjet “Instastory” në Instagram, CR7 ndau një fotografi të vjetër me ish-kolegun e Real Madridit duke i uruar atij shërim të shpejtë.
“Shumë forcë shoku. Shpresoj që të shërosh së shpejti”, shkruan portugezi.
Prej 6 vitesh Ronaldo dhe Casillas kanë qenë shok skuadre tek Reali i Madridit.
E gjitha bota e sportit, përfshirë Kombëtare, klube, futbollistë e tenistë janë duke u lutur për shëndetin e portierit spanjoll të Portos, Iker Casillas, i cili pësoi sulm në zemër sot gjatë një seance stërvitore me skuadrën.
Fatmirësisht, 37-vjeçari është mirë dhe gjendje stabile, sipas një komunikate zyrtare të Portos.
Casillas besohet të ketë pësuar sulm të vogël në zemër dhe ka pasur një ndërhyrje pas transferimit urgjent në spital.