Largimi i Alfred Pezës për “rënie të ushkurit” nuk ishte as një ikje prej bezdisë së presionit të punës, e as një akt proteste siç është dorëheqja në vetëvete.
Ai ishte një largim i detyruar, sipas të gjitha gjasave nga lart. Për të mos u bërë një telash i shtuar për Edi Ramën, në muajt në vijim.
Peza, i cili ju bashkua Edi Ramës plot bujë në vitin 2013, nuk arriti të krijojë një profil të tij politik apo aq më pak intelektual, edhe ka pasur mbështetje të dorës së parë nga lart.
Mori Peqinin ku u zgjodh deputet, por më shumë se të krijonte një marrëdhënie politike në territor për të rritur profilin e tij, u mor më shumë me çështjet e vetetes. Duke kontrolluar që në fillim të gjitha ato drejtori ku kishte para e mundësi pasurimi. Në radhë të parë burgun e Peqinit, më i madhi në vend, që e drejtoi një person i afërt me Alfredon. Pikërisht në burgun e Peqinit, pati tentativa për të afruar e fuqizuar grupe të rëndësishme kriminale të rëna nga vakti, çka alarmoi edhe partnerët që mbushën raportet e dokumente të tjera.
Në Peqin, përveç perlave mediatike që u kthyen në meme për ta bërë klubin e Shkumbinit binjak me Lazion, Alfred Peza, krijoi edhe një pakënaqësi te socialistët e zonës, që i mbushën telefonin Edi Ramës. Të cilin natyrisht më shumë e besdiste Qifja i famshëm, i cili kishte bërë gati planin për të krijuar një grup parlamentar në kuptimin e vërtetë të fjalës, me familjarët e tij. Siç ka sot të birin dhe dhëndrin e vet deputet.
Në kulmin e fuqisë së Pezës, mazhoranca me anë të Taulant Ballës ngriti rreth vitit 2017, komisionin hetimor për CEZ-DIA, që u drejtua nga Taulanti. Komision që formuloi dhe zyrtarizoi akuzat ndaj Shkëlzen Berishës, babait të tij dhe Ilir Metës.
Pikërisht në këtë kohë, shpërthen në publik skandali i milionave të Alfred Pezës, i cili kishte blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, me anë të një operacioni me 1 milionë USD cash.
Ky skandal u bë viral dhe sfumoi menjëherë aferën CEZ-DIA, duke goditur fort mazhorancën. Dhimbja e kokës për Edi Ramën qe e madhe në atë kohë, sa e detyroi që t’i fuste një dru Alfred Pezës. Të cilin për 4 vjet e la thatë, duke u marrë me çështjen e vet, e duke dalë nëpër studio si ’zar’ i Endri Fugës. Një ndërmarrje tejet poshtëruese, sa Peza thuajse në çdo emision u kthye në shkarkuesin mllefit ndaj Edi Ramës, në një rrufepritëse e përnatshme.
Edhe pse poshtruese deri në asht, Peza e përballoi, duket për tu “riedukuar” në sytë e Bablokut. i cili më pas mori mandatin e tretë, ku u shkri paksa, por vetëm për pak kohë, ngaqë nisi furtuna e SPAK.
Peza u dërgua më pas në një operacion “spiunazhi” të Irfan Hysenbelliu, i cili e hëngri ngaqë mendoi se ishte një lëvizje negociimi e Bablokut. I cili, pikërisht në këtë kohë i rrafshoi hotelin e Golemit në kulmin e sezonit turistik.
E si për ta shpërblyer për rrënimin e Irfanit, Babloku e gradoi Pezën në TVSH si Drejtor i Përgjithshëm.
Ish-oficeri që në 1991, u akuzua se mbrojti me armë bustin e Enver Hoxhën në shkollën ushtarake, kujtoi se arriti kulmin e tij.
Me fryrjen e zakonshme të njeriut që s’ka pasur asnjëherë ndonjë vizion apo ëndërr, përveç pushtetit të tij, nisi të tregojë autoritetin, duke hequr nga puna masivisht punonjës të RTSH-së.
I cili është një institucion ku kanë gjalluar e gjallojnë personazhe që shkojnë atje ose me rekomandim, ose për pëlqimet e shefave, e ku mungojnë profesionistët.
Një gjigand i medias, që fuqinë e vlerën e ka pasur në krijuesit zë mëdhenj të para viteve ’90, apo edhe më vonë, por që ka humbur çdo betejë me rivalët e tjerë në lajme, emisione, dokumentare apo filma.
Peza, ju fut RTSH-së si për të hequr gjithë frustrimin 12 vjeçar të drurit që kishte ngrënë nga Edi Rama. Ai ofroi si nëndrejtoreshë një personazh vetëm se kishte afërsi me të, e jo se kishte ndonjë cilësi si menaxhere apo gazetare e që konkurronte në treg.
Por, frustrimi është si karma; është toksik! Nëse nuk ke një qëllim, të kthehet në boomerang. Një boomerang aq i madh sa i erdhi fytyrës gjëja më e rëndë për një burrë. E që fëmijët e vet, së paku i ka futur në siklet, të turpërohen për babain e tyre. Sepse në vend që të mjekohej nga depresioni i gjatë, zgjodhi të bëhej shef i madh e t’i nxinte jetën mijëra vetëve që kanë familje e fëmijë mbrapa.
Kjo nuk është karma, është Zoti, që hakmerret për ata që me një firmë ju hoqi bukën e fëmijëve.
Sepse Alfred Peza nuk është individ, por përfaqëson një arketip të servilit e burokratit, që pasi shtrydhet si limoni, nuk i duhet as dreqit- nënkupto Bablokut./Pamfleti