Ilir Beqja emërohet nga Rama drejtor i Aagjensisë së ndihmave të Donatorëve

Rama ka emëruar Ilir Beqjan drejtor të një agjensie që merret me ndihmat e donatorëve. Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi se, Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Vetë Beqja, i cili e gjeti veten jashtë qeverisë dhe Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, tashmë do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës, kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të Ministrisë së Financave.

Artikulli paraprakPagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës
Artikulli tjetërPaditet Erion Veliaj dhe Dritan Leli, Albeaj: Refuzuan informacionin për punësimet dhe shpërblimin e tërmetit