Publicisti Ilir Demalia thote se media shqiptare eshte vene në dispozicion të Sali Berishes, ndërsa ky përpiqet ti bëj karshillëk drejtësisë. Arsyeja sipas tij është se vet media është e e korruptuar.
“Çfarë lirie media do Sali Berisha kur është 24/7 në të gjitha TV shqiptare dhe në çdo emission të darkës 7 ditë në javë?!!
Ky ka mbyllur kapitullin e tij politik jo vetem me turp, por edhe si një grabites i parasë publike dhe pronave publike dhe private me ligje favorizuese per familjen e tij dhe bandat te tij politike dhe mercenarët politik.
Palçolliku është tek media që ka bllokuar ekranet me një të mbytur ku duket si në pavionin 5 në kakofoninë dhe riperseritjen e të njëjtit shirit nga Berisha 24/7 .
Media ka borxhe karshi ketij njeriu qe ka perfituar duke i sherbyer pushtetit të tij, ashtu siç po i shërben sot për mos t’u mbytur për korrupsionin dhe grabitjen qe i ka bërë shqiptarëve gjatë pushtetit të tij.
Një nga perfituesit me te mëdhej gjatë pushtetit Berishës ka qenë TV Klan
SPAK duhet të hetojë edhe mjaft media që jo vetëm kanë përfituar nga pushtetet e radhës në mënyrë të paligjshme, por kanë qarkulluar dhe para te trafiqeve si pastrim paraje”, – shkruan Demalia.