Ilir Ikonomi: Libri duhet sponsorizuar, çmimet janë shumë të larta në Shqipëri

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, autor i “Rebeli”, botim i UET Press, thotë se libri në Shqipëri duhet të sponsorizohet. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ku u diskutuan çmimet e larta të librave, Ikonomi tha se shteti duhet të ndërhyjë dhe të mbështesë shtëpitë botuese e libraritë.

“Gjuha shqipe ekziston në një treg të vogël. Prandaj çdo produket duhet llogaritur të sponsporizohet. Shteti mund të paguajë faturat librarive, një pjesë të qirave, apo fatura etj”, u shpreh Ikonomi.

Studiuesi tha më tej se në Shqipëri i bën shumë përshtyje çmimi i lartë i librave, gjë që nuk ndodh në Amerikë.

“Mua më bën shumë përshtypje kur vij nga Amerika këtu dhe habitem se si njerëzit blejnë kaq shumë libra dhe kaq shtrenjtë. Për shembull nëse një libër bën 15 dollarë këtu, rroga e një amerikani është 5 herë më e madhe supozojmë. I bie që në Amerikë, ai libër të kushtojë 75 dollarë, nuk ka amerikanë që të blejë një libër 75 dollarë. Unë vetë nuk do ta blija asnjëherë një libër aq shtrenjtë”, u shpreh Ikonomi.

I pyetur nga Balla për kalimin nga gazetaria te shkrimi i librave, duke kapur edhe në këtë fushë një sukses të jashtëzakonshëm, Ikonomi tha se kjo që bën është një lloj gazetarie, pasi kërkon e mbledh fakte.

Ilir Ikonomi vjen në Panairin e Librit 2024 me vëllimin e dytë të biografisë për Fan Nolin të titulluar “Rebeli”, ndërsa një vit më parë botoi vëllimin “Apostulli”.

Sa i përket diskutimit për faktin se ka gjithnjë e më pak njerëz që lexojnë, Ikonomi tha se pavarësisht se lexuesit do të rrudhen, do të ketë gjithmonë njerëz që do të preferojnë librin. Sipas tij, qoftë edhe vetëm për ta ia vlen të shkruash.

Exit mobile version