Pesidenti i PL-së, Ilir Meta ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje. Ditën e djeshme u thirr bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi për 5 orë. Duket se për çiftin politikan të njohur SPAK është në fazën e fundit të hetimeve të pasurisë së tyre. Ai është shfaqur i tërbuar para gazetarëve dhe ka sulmuar kreun e SPAK, Aktin Dumani. Ndërkohë shoqëruesi i tij e kapte nga krahu dhe përpiqej ta largonte nga gazetarët.
“Në vend të ndalojë aferën e portit të Durrësit, PPP, merret me përrallat e laraskave të tij”, tha Meta.
Meta shtoi se është marrë në pyetje në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit.
“Jam pyetur në cilësinë e këtij narko-shteti që e mban në këmbë Dum-Dumani”, u shpreh ai para gazetarëve.