Ilir Meta, politikani “Herkul” që u bë lepur i drejtësisë dhe mori atë që meritonte

Nga Rigels Seliman

Ilir Meta ka qenë gjithçka: President i Shqipërisë, kryetar Kuvendi, ministër dhe ish-kryeministër. Por, më tepër se politikan, ai është një simbol i një bote të shkatërruar nga korrupsioni, afera dhe tallje me popullin. Me një qëndrim arrogant dhe një gjuhë të mbushur me kërcënime, Meta ka sulmuar çdo organ të drejtësisë, veçanërisht SPAK, duke u shpallur “luftëtar i madh” ndaj prokurorëve specialë dhe ndërkombëtarëve. Si një rrugaç që ofron ndihmë për shkatërrimin e çdo institucioni, ai ka shfaqur një shthurje të jashtëzakonshme, duke bërë edhe deklarata të çmendura për t’i dhënë spektakël.

Megjithatë, kur erdhi koha që të përballej me ligjin, Meta u bë një “lepur i trembur” që u tërhoq zvarrë nga policia, një akt që më shumë se çdo fjalë tregon për natyrën e tij të vërtetë. Po, 34 vjet që udhëhoqi këtë vend, ai e bëri atë të zvarritet pas tij, ndërsa ai vazhdonte të tallte bythën me popullin, duke bërë sikur i mbrojti të drejtat dhe punonte për të mirën e tyre. Tani, pas të gjitha kërcënimeve dhe aktorëve të tjerë të shfrytëzuar për të mbuluar krimet e tij, është koha që “Herkuli” Ilir Mets duhet të përballet me drejtësinë.

Ilir Meta, i akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe deklarim të rremë, është kthyer në një shembull të qartë të çfarë ndodh kur një politikan mendon se është mbi ligjin. Por, një gjë është e sigurt: Ai nuk mund të shpëtojë më, as nga Prokuroria e Posaçme dhe as nga historia. Pasi ky “luftëtar i madh” nuk është gjë tjetër veçse një flluskë që po shpërthen nën presionin e drejtësisë së re të mbështetur nga SHBA-BE-Britani e Madhe.

Exit mobile version