Ilir Meta sulmoi SPAK-un nga Lezha/ Alfrida Marku: Koha e politikanëve që kanë mbrojtur pandëshkueshmërinë, ka marrë fund

Një ditë më parë, kreu i PL, Ilir Meta, nga qyteti i Lezhës ka vijuar me akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, kryetarja e PD-së në Lezhë, Alfrida Marku, shkruan se “koha e cilitdo politikan e vendimmarrës, në institucione publike apo të drejtësisë së plepave, që të mbrojtur nga “rregulli” i pandëshkueshmërisë në 33 vite kanë abuzuar me pushtetin, me të drejtën, me pasurinë publike e të ardhmen e shqiptarëve, ka mbaruar”.

 

Më poshtë reagimi i plotë:

Kur shqiptarët dëgjojnë se politikani i pakorruptuar, “sozia” e të cilit ishte me zë e figurë në videon e 700 mijë eurove, që endet dyerve të drejtësisë për CEZ-DIA e kushedi sa afera të tjera, që së fundmi ka lançuar telenovelën me personazh kryesor të korruptuarit e personazh negativ drejtësinë, nga Lezha paska sulmuar SPAK-un .

Koha e cilitdo politikan e vendimmarrës, në institucione publike apo të drejtësisë së plepave, që të mbrojtur nga “rregulli” i pandëshkueshmërisë në 33 vite kanë abuzuar me pushtetin, me të drejtën, me pasurinë publike e të ardhmen e shqiptarëve, KA MBARUAR !

Artikulli paraprakTatimi i lartë te profesionet e lira do të shtojë evazionin, falimentimet dhe emigrimin! Çfarë pritet të ndodhë me…
Artikulli tjetërKulluri rendit shkaqet: Ja pse po shpopullohet Shqipëria