“Im atë u helmua në spitalin e Vlorës”- Misteri i vdekjes së gazetarit nga Çamëria, rrëfimi i së bijës: Kritikoi privilegjet e udhëheqjes në ‘Bllok’, për Nexhmijen tha…

Tefta Demi, ka më pak se një vit që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku jetoi për më shumë se 15 vite. Situatën rreth figurës së babait të saj, e gjeti ashtu siç e la. Asnjë interesim nga kurrkush, qoftë për të gjetur eshtrat e për të pasur një varr, ku të shkojë t’i çojë një tufë lule. Imazhet që ruan prej tij, Tefta i ka të pikturuara fort në mendje, sado që ishte vetëm 5 vjeç, kur e pa për herë të fundit. Kujton qartë edhe ditën, kur tek e priste në dritare, sheh “Xhip”-in e zi, që e mori të atin, për të mos e kthyer më. Por kujton edhe më dhimbshëm tatëpjetën, që do të merrte fati i familjes së saj paskëtaj. Nuk vlejti asnjë grim kontributi, që kishte dhënë i ati gjithë jetën e tij, as postet që mbante, e as përpjekjet për një jetë më të mirë. Deklarata e tij kundër Partisë, ishte më e fortë se të tëra.
Vehip demi enver hoxha

“Shokët nga lart janë burokratizuar për së tepërmi dhe, kur vjen çështja e kontakteve në punë, do t’ju sjell rastin tonë: në Radio Tirana, është një institucion me rëndësi për propagandën. Me makinë, ajo është vetëm gjashtë minuta larg, nga zyrat e Komitetit Qendror. Por në këta 6-7 vjet, shoqja Nexhmije, drejtore e Agjitacion–Propagandës, ka ardhur në të, vetëm 2-3 herë. Shoqja Liri Belishova, që kur është bërë sekretare e Agjit-propit, nuk ka ardhur asnjëherë në Radio.

Si mund të drejtosh nga zyra sektorin vartës, vetëm duke thirrur drejtorin, pa marrë kontakt me punonjësit ose, të paktën me Kolegjiumin. Një vërejte tjetër: kur dërgohen delegacione jashtë shtetit, ka disa emra, që i kap kalemi shumë shpesh: Liri Tashko, Vito Kapo, Eleni Terezi, Pilo Peristeri, Fadil Paçrami, e disa të tjerë, si drejtori ynë i privilegjuar, shoku Petro Kita, që tani ndodhet në Berlin”.

Exit mobile version