Imazhet satelitore/ Dëmtohet anija luftarake e Koresë së Veriut gjatë inaugurimit

Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë në lidhje me një incident gjatë lëshimit në det të një anijeje të re luftarake të mërkurën, thonë mediat shtetërore.

 

Disa pjesë të luftanijes 5,000 tonëshe u dëmtuan gjatë ceremonisë së lëshimit në përdorim, duke e nxjerrë anijen nga ekuilibri.

Një hetim për incidentin, të cilin udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un e përshkroi si një “akt kriminal”, është duke vazhduar.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, identifikoi të arrestuarit si inxhinierin kryesor të kantierit detar Chongjin në veri ku u ndërtua luftanija, si dhe kreun e ndërtimit dhe një menaxher administrativ.

Raporti tha se të tre ishin “përgjegjës për aksidentin”. Të premten, agjencia e lajmeve KCNA tha se menaxheri i kantierit detar, Hong Kil Ho, ishte thirrur nga forcat e rendit.

Imazhet satelitore treguan anijen e mbuluar me të kaltër, dhe një pjesë e saj dukej se ishte në tokë. Media shtetërore e Koresë së Veriut nuk përmendi ndonjë viktimë ose lëndim në atë kohë, duke minimizuar dëmin.

Screenshot_1

Exit mobile version