Interforca pranon se ka një aparaturë përgjimi, por që shërben për identifikimin e numrave serial së kartave SIM dhe kodin IMEI të aparatit celular ose numrin identifikues të tij. Në fakt, ajo që Interforca ka pranuar dje është një shkelje e hapur e ligjit shqiptar, pasi Parlamenti e rrëzoi projektin e qeverisë për përgjimin përmes IME-it. Kjo bën direkt përgjegjës shkelësit e ligjit. Kur Tahiri u pyet mbrëmë në lidhje me këtë fakt, ministri nuk dha përgjigje. Ai heshti duke pranuar shkeljen e ligjit.
Ajo çfarë dihet publikisht, ministri Tahiri dhe titullarët e ministrisë janë shprehur se ajo ka qëndruar në ambjentet e Shkollës së Policisë. Atëherë pyetja që shtrohet është kush dhe pse po gënjen shqiptarët?
Mësohet se të dhënat e Interforca-s janë dërguar pas interesimit të Prokurorisë shqiptare nëpërmjet ambasadës italiane. Në dokumente pranohet ekzistenca e kësaj pajisje. Interforca në letrën e kthimit të përgjigjes, thotë se kjo pajijse ndodhet në zyrat e tyre dhe përdoret vetëm për trajnimin e agjentëve të policisë. Ata thonë, se kjo pajisje ka ardhur në rrugë ligjore në Shqipëri, por është e zhveshur nga të gjitha programet për kryerjen e një përgjimi.
Në shkresën që mban firmën e kreut të Interforcës italiane, Michele Grillo, thuhet se kjo pajisje shërben vetëm për identifikimin e numrave serik të kartës SIM dhe numrin identifikues të aparatit celular që njihet ndryshe si IME-i i telefonit. Kjo pajisje, thotë Grillo në shkresën dërguar prokurorisë, është përdorur në kuadër të bashkëpunimit dhe ndihmës që interforca italiane i jep policisë shqiptare dhe asnjëherë nuk është përdorur për ndonjë operacion policor. Edhe gjatë trajnimeve, thuhet në shkresë, përdorimi i saj asistohet vetëm me ekspert të policisë italiane, pasi pajisja është mjaft delikate.
Italianët sqarojnë prokurorinë, se programet e kësaj pajisje janë ligjëruar edhe nga autoritet policore italiane dhe janë programe që përdoren nga të gjithë vendet e BE-së.
Por në letrën e Interforca-s nuk sqarohet dhe nuk jepet përgjigje mbi detyrimin që policia italiane apo ajo shqiptare kanë që pajisja që futën të përdorej me miratimin e Prokurorisë.
Tahiri , i droguar në “Opinion”
Ministri i Brendshëm është shfaqur mbrëmë në intrevistën e dhënë në “Opinion” në një gjendje të rënduar nga efektet e lëndëve narkotike. Përgjigjet që ai jepte shpesh ishin pa lidhje me pyetjet. Ai refuzonte t’i përgjigjej pyetjeve kryesore të drejtuesit të emisionit duke lënë të kuptohet implikimin në krimin e përgjimeve. Tahiri nuk i përgjigjej pyetjeve se si është e mumjhur që një pajisje e tillë të futej pa lejen e Prokurorisë duke shkelur ligjin, ndërsa një praktikë krejt ndryshe ishte ndjekur një vit më parë. Fevziu i ka kujtuar se një vit më parë një pajisje e njëjtë ishte lejuar që të futej në Shqipëri për interes të policisë me lejen e Prokurorisë, ndërsa kësaj radhe, ajo është futur në mënyrë të fshehtë. Tahiri nuk i’u përgjigj pyetjes, ndësa shpesh pinte ujë.
Corriere Della Sera: Letra u dërgua nga një i larguar
Pas një letre të mbërritur në Tiranë një ditë më parë me autor Alesandro Panza drejtorin e larguar, disa ditë më parë nga kreu i Policisë Italiane, kanë lindur dyshime të reja. Siç shkruan Corriere della Sera Franco Gabrielli, ish-prefekti i Romës dhe Akuilas, ka marrë zyrtarisht detyrën mëngjesin e sotëm. E po pikërisht sot në Tiranë mësohet se ka mbërritur edhe letra e nënshkruar nga Panza, i cili sipas të njëjtës gazetë italiane ishte larguar nga detyra që në datën 29 prill, ditë para se të plaste skandali i përgjimeve në Tiranë. “Franco Gabrielli është bërë kreu i Policisë Italiane. Prefekti dhe polici, që më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Sisde, pastaj prefekt i Akuilas dhe shef i Departamentit të Mbrojtjes Civile dhe që nga prilli i 2015 zbuloi “Mafia Capitale”, që 29 prillit ishte emëruar si kreu i Policisë”, shkruan Corriere Della Sera. Ish drejtori i Policisë Italiane, Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi. Sipas ish numrit një të Policisë italiane, me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete ne për trajnimin e policisë lokale. “Në këtë pikë, personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ‘IMSICATCHER’, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës”. Drejtori i Policisë Italiane, Alesandro Panza, mbyll çdo debat të javës së fundit lidhur me mundësitë që kjo pajisje të jetë përdorur për përgjime të të gjitha llojeve, përfshirë edhe “Ëhatsapp” apo “BBM”.
Tahiri nuk i përgjigjet pyetjes për leje nga Prokuroria për pajisjen
Ministri Tahiri i është shmangur përgjigjes së pyetjes nëse i ka marrë leje apo jo Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me pajisjen e përgjimit që Ministria e Brendshme ka marrë nga Interforca Italiane
Tahiri: “Mbi bazën e një marrëveshje të vitit 2007 të firmosur nga Presidenti aktual Nishani, që në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, ka një marrëveshje me qeverinë italiane për të trajnuar policinë shqiptare
Fevziu: Është pajisje që kryen përgjime apo jo?
Unë nuk jam teknik. Unë nuk jam ekspert teknologjie
Fevziu: Është pajisje përgjimi apo jo?
Tahiri: Policia e Shtetit ka një sërë pajisje por nuk ka asnjë pajisje që ti afrohet përgjimi. Policia italiane ka sjellë një aparaturë që nuk ka mundësi përgjimi.
Fevziu: Morët leje nga Prokurori i Përgjithshëm, edhe për të identifikuar numrin e atij personi që është në kërkim?
Tahiri: Unë jam shumë i qetë. Kjo pajisje as fizikisht….
A e dinit që Balili kishte dosje të pa pastër kriminale?
Tahiri: “Jo”
Po ai ka qenë i arrestuar më parë për trafik?
Tahiri: Po këtë e kishim si të dhënë
Fevziu: Po atëhere pse morri një post të lartë në administratën shtetërore
Tahiri: Ligji I dekriminalizimit…..