Inaki Williams nuk largohet nga Ath. Bilbao

Inaki Williams e sheh të ardhmen e tij sërish te Athletic Bilbao. Sulmuesi i skuadrës baske, i pyetur për zërat që flasin për një kalim te Juventusi, mohon çdo lidhje me bardhezinjtë, duke theksuar se nuk ka asnjë plan të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës. 22-vjeçari nënvizon se ndihet shumë mirë të Athletic dhe se është krenar që luan në “San Mames”, teksa shton se nuk ka arsye përse të largohet kur ndodhet në një klub të madh.

Artikulli paraprakPjaca mesazh Juves: Dua të luaj më shumë
Artikulli tjetërNga 2018, 4 vendet e para me 4 skuadra në Champions