Inceneratorët, kreu PD Basha: Ajo që ka nisur me bishtin do përfundojë me kokën e qeverisë para drejtësisë

“Deputetët e PD-së nuk përfaqësojnë interesat e klaneve, por interesat e qytetarëve të thjeshtë. Le të ofshëtijmë nga kjo sallë dhe jashtë saj, me besimin se nuk na e lëkund askush se na buron nga gjokset tona, dhe na e mbush mëngjes për mëngjes edhe Zoti me forcë dhe me kurajo dhe me besimin tonë se Shqipëria do të bëhet një vend normal me mundësi për të gjithë shqiptarët. I palëkundur qëndroj në krye të kësaj beteje, jo se dua të tregoj kryeneçësi. Më lëviz qerpiku kur shoh vuajtjet e nënave që nuk kanë ushqim për fëmijët tyre, apo shtëpi pa ngrohej dhe nga ana tjetër shoh qindra miliona euro për inceneratorët. Më lëviz kur prekem nga e keqja dhe zemërohem nga e liga që nuk pranon të hetohet në Komisionin e Hetimit për Inceneratorët. Ajo që ka nisur me bishtin do përfundojë me kokën e vërtetë të qeverisë, që është koka e korrupsionit që duhet të jetë para drejtësisë një orë e më parë. Iu them shqiptarëve; nuk do të jemi këtu për ju dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Do ju them se jemi të fortë për familjen tonë. Ju shqiptarë prisni nga ne që t’i prijë ndryshimi. Jam këtu që t’ju them Edi Ramës dhe tubave të oksigjenit, që do i japim fund tranzicionit.”

Exit mobile version