Deputeti i Partisë Demokratike , Lefter Gështenja në një komunikim për mediat ka denoncuar sërish aferën e ineneratorëve.
Ai deklaroi se në këtë aferë janë të përfshirë një sërë zyrtarësh. Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu denoncoi se një i afërm i deputeti socialist Alqi Bllako është i punësuar në një kompani koncesionare.
“Bllako ka urdhëruar mbylljen e Porto Romanos pa e lënë atë pa një vend-depozitim duke e shtyrë këtë të fundit në një negocim me bashkinë e Tiranës. Ne po u shpalosim shqiptarëve abuzimin me ligjin dhe është detyrë e drejtësisë që të tregojë se zbaton ligjin. Në këtë aferë është e përfshirë gjysma e qeverisë”, tha ai.