Inceneratorët/ Lefter Gështenja publikon videon: 430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin dhe Stela Gugalljan!

Partia Demokratike vazhdon denoncimet për aferën e inceneratorëve.

Deputeti dhe njëkohësisht edhe anëtari i komisionit hetimor Lefter Gështenja shprehet se çdo ditë po zbulohen fakte se si janë vjedhur 430 milion euro të shqiptarëve dhe se cili ka qene roli i ministrave ne vjedhjen e shekullit.

Gështenja shkruan se Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal!

Postimi

 

 

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor të inceneratorëve po zbulojnë çdo ditë fakte se si janë vjedhur 430 milion euro të shqiptarëve dhe se cili ka qene roli i ministrave ne vjedhjen e shekullit. Koncesioni  për inceneratorin e Elbasanit, duke përfshirë incinerimin dhe shitjen e energjisë, ishte për 7 vite. Me firmën e Damian Gjiknurit qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë,  Klodian Zotos dhe Stela Gugallias, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë.

Kompania e inceneratorit të Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar pagat 4 mije euro, në të njëjtën kohë merrte edhe pagesat e buxhetit të shtetit.

Përpjekjet e partisë së re të Non Gratave të shpallura dhe të pashpallura për të sulmuar komisionin kanë për qëllim mbrojtjen e individëve të korruptuar në këmbim të mbështetjes financiare dhe elektorale. PD do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së kësaj afere. Edhe sot vazhdojmë të paguajmë para për procedura korruptive, për kontrata korruptive.

430 milionë euro kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve të lidhur me Klodian Zoton, Mirel Mertirin, Stela Gugalljan.

Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Erjon Veliaj kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal!

 

Exit mobile version