Inceneratorët/ PD dërgon në SPAK kallëzimin për grupin e strukturuar kriminal me 50 persona: I paditur edhe Edi Rama

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka thënë se do të dorëzojnë një padi të re në SPAK, lidhur me aferën e inceneratoëve.

Sipas Tabakut janë 112 prova që provojnë shkeljet e qeverisë, ndërsa kërkon angazhimin e kësaj strukture për të hetuar më tej.

“Është dorëzuar një raport i pozitës ku janë prova, fakte, procesverbale dhe të gjitha rezultatet që kemi pasur nga Komisioni Hetimor, që tregon se si është injoruar procedura. Nga ana e mezhorancës patëm një raport prej 44 faqesh që dështoi të provonte ata që ato pretendonin. Një pjesë e opozitës në bashkërendim me Ramën nuk votuan raportin të Komisionin.

PD renditi nga i pari te i fundit 10 drejtues të lartë që dëshmuan përpara shqiptarëve. Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ndërkohë që koncensionari merr para nga buxheti i shtetit. Padia që kemi përgatitur është përfundimtare që bazohet mbi punën e Komisionit Hetimor dhe ne i dorëzojmë SPAK-ut 112 prova që tregojnë se si ka operuar qeveria e Edi Ramës, si grup i strukturuar kriminal. PD krahas 3 padive të dorëzuara në SPAK gjatë javës së fundit të punës ka dorëzuar padi edhe për Ahmetajn Subashin, Veliajn.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Finceneratoret pd dergon ne spak kallzimin per grupin e strukturuar kriminal me 50 persona i paditur edhe edi rama%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Padia e sotshme përfshin 50 persona, përfshirë edhe anëtarët e zbatimit, të cilët kanë ndihmuar mbështetur, favorizuar tre kompani koncensionare. Ku kanë shkuar paratë? Tre individë pa asnjë eksperiencë, kapital, me të vetmen karakteristikë që ishin miq të njerëzve që janë në pushtet marrin 430 mln euro duke shkelur procedurën”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakKurthi i dyte qe ra Basha!
Artikulli tjetër“SPAK të mos ndajë dosjet”, Tabaku: Dëmi ekonomik shkaktuar nga tre inceneratorët, 70.4 mln euro