Inceneratorët, Tomorri: Në Tiranë u paguan 100 milionë euro për një shërbim që më përpara ishte falas

Gazetari Klodian Tomorri thotë se hetimi i inceneratorëve po nxjerr për herë të parë emra të rinj, roli i të cilëve në këtë skemë nuk njihej më parë. Në studion e MCN Economy, Tomorri tha se mes tyre ka zyrtarë, ish-zyrtarë dhe biznesmenë.

“Dosja e Elbasanit, në dijeninë time, duhet të shkojë në gjykatë më 23 qershor, mesa duket, SPAK e ka përgatitur dhe po e dërgon atje. A do të ketë masa të tjera, nuk e roc. Por nga materialet që pëmban, aty ka edhe persona të tjerë që dalin në skenë për roc të roc apo që janë përfolur por shfaqen me një rol më të qartë. Janë shumë, sepse hetimet kanë qenë të gjera. Ka dëshmi që nga ish-ministri Gjiknuri, ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqo, që në dëshminë e tij flet për rolin e bashkëshortit të zonjës Spiropali në një procedurë me vlerë 5 milionë euro të fituar nga kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit. Del edhe emri i ish-kryebashkiakut të Korçës, Niko Peleshi, për kontratat në ujësjellësin e këtij qyteti. Ka emra biznesmenësh që në dosje thuhet se kanë qenë pjesë e procedurave.”

Duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, Tomorri tha se janë paguar 100 milionë euro dhe në këmbim të kësaj shume është marrë një shërbim që më parë ishte falas.

“Nëse flasim për dëm, te rasti i Tiranës do të duhet të konsiderojmë të tillë shumën deri ditën që inceneratori ka qenë nën administrimin e Integrated Energy. Dëmi janë paratë që janë paguar deri në ditën që e kanë pasur këta. Me vënien nën administrim shtetëror, paratë paguhen si më parë, por ato janë nën administrimin e shtetit. Pronarët nuk kanë më akses në kontot e kompanisë.

Mbetet mister shuma e paguar për dherat. Tek Tirana deri në ditën që inceneratori ka qenë nën administrim privat duhet të jenë paguar 100 milionë euro plus-minus. Pra në këmbim të këtyre 100 milionë eurove, shërbimi i vetëm që është dhënë është depozitimi i mbetjeve në landfill, një proces që deri para se të shpikej inceneratori depozitoheshin falas. Pra u paguan 100 milionë euro për një shërbim që më përpara ishte falas. Ky është dëmi i madh që ka ndodhur. Sot që nuk ka incinerator, landfilli po shkon drejt ezaurimit të kapaciteteve. Konsumohet tokë shtesë për të depozituar mbetjet dhe për më tepër duhen shtuar edhe borxhet që kompania la pas, rreth 12 milionë euro kredi bankare, 3-4 milionë euro detyrime në tatime dhe detyrime ndaj kontraktorëve. Në total janë rreth 20 milionë euro detyrime që po shlyhen nga administratori shtetëror.”

Exit mobile version